Select Page

Musai tha: “O populli im! Nëse vërtet besoni në Allahun, vetëm tek Ai mbështetuni, nëse jeni muslimanë!”” – Musai (a.s) e porositi popullin e tij për durim dhe u kujtoi atyre që gjithmonë të kërkonin strehim e ndihmë tek Allahu, duke qenë të qëndrueshëm. Ai i porositi që të plotësonin dhe shprehin me vepra besimin e tyre: “Nëse vërtet besoni në Allahun, vetëm tek Ai mbështetuni, nëse jeni muslimanë!” Pra, zbatoni me kurajë atë që ju mëson besimi juaj. Mbështetjuni Allahut, vetëm Atij drejtojuni për ndihmë dhe sukses!