– “Ja, ai shkoi te Zoti i vet me zemër të pastër. – Me një zemër të pastër, të ruajtur nga idhujtaria e dyshimet, nga epshet, të cilat të shpërqendrojnë dhe të pengojnë që të konceptosh dhe të kuptosh të vërtetën saktësisht. Ato bëhen pengesë që njeriu të mos punojë dhe adhurojë Zotin sipas asaj diturie. Nëse zemra e njeriut është e shëndetshme dhe e pastruar, atëherë ai është i sigurt dhe i ruajtur nga çdo e keqe dhe ka për të arritur çdo të mirë.
Ai që ka zemër të shëndetshme nuk ka në zemër smirë dhe zili për krijesat dhe as urrejtje për to. Zemra e tij është e pastër nga të tilla cilësi të ulta. Edhe Ibrahimi (a.s.) dëshironte të mirën për krijesat dhe rregullimin e tyre. Ai i ftonte në besim dhe pastrim, pa u lodhur. Ibrahimi (a.s.) e filloi thirrjen me babën e vet, dhe pastaj vazhdoi me popullin e tij.