Select Page

– “Dhe kur e panë Dënimin Tonë, thanë: “Ne i besojmë Allahut, që është Një  dhe i mohojmë ata që i adhuronim veç Tij”.”. – Kur të tillët të shohin ndëshkimin, ata do të pranojnë besimin e drejtë në Allahun, por kjo nuk do t’ju vlejë, sepse koha për pendim dhe besim përfundon me vdekjen. Ata do të distancohen nga idhujt ose gjithçka që kanë adhuruar në dynja, veç Allahut të Madhëruar. Po ashtu, ata do të pendohen për çdo dituri e vepër që binte ndesh me mësimet dhe udhëzimet e profetëve të Zotit.