– ”Bëj që të më përmendin për mirë ata që do të vijnë pas!” – Bëj të jem i lëvduar dhe nderuar ndër njerëz, deri në kohën e fundit. Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së tij. Ai dhuroi Ibrahimit dituri të thellë e gjykim të drejtë. Ai u bë njëri ndër më të nderuarit dhe të dalluarit e profetëve dhe u bashkua me vëllezërit e tij profetë. Allahu e bëri atë të dashur për zemrat e njerëzve dhe të nderuar e të lavdëruar mes tyre.
Të gjithë popujt e lëvdojnë figurën e tij dhe e respektojnë në çdo epokë dhe vend. I Lartësuari thotë: “Ne lamë një kujtim të mirë për të ndër popujt e ardhshëm. Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi! Kështu i shpërblejmë Ne bamirësit. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.” [Saffat 108 – 111].