– ”Një ditë, Ne do të tubojmë prej secilit popull grupe …” – Allahu i Lartësuar na tregon për gjendjen e mohuesve, që refuzojnë shpalljet dhe profetët, kur të qëndrojnë dhe të tubohen para Zotit në Ditën e Kijametit. Ai na njofton se nga çdo popull do të nxjerrë grupe…
”… nga ata që i kanë mohuar argumentet Tona dhe do t’i bashkojmë të gjithë, duke i vënë në rresht.” – I grumbullon nga i pari, deri tek i fundit, në mënyrë që të gjithë së bashku të merren në pyetje dhe të poshtërohen.