– “Nga ata që pasuan rrugën e tij, qe Ibrahimi.“ – Një nga njerëzit që ishin si Nuhu, – profetë e adhurues të sinqertë për Zotin, – ishte edhe Ibrahimi (a.s). Edhe ai ishte profet i dërguar nga Zoti, për t’i ftuar krijesat në rrugën e drejtë. Edhe atij iu pranuan lutjet. Ai ishte Ibrahimi, i dashuri i Allahut, – paqja dhe bekimet e Allahut qofshin me të!