– “Kur e dëgjojnë atë që i është shpallur të Dërguarit, do të shohësh që prej syve të tyre rrjedhin lot, nga e vërteta që kanë kuptuar.” – Kur dëgjojnë Shpalljen që ju dha Muhamedit a.s, ajo ndikon drejt e në zemrat e tyre. Ata frikësohen dhe zemrat e tyre zbuten. Kjo shfaqet te lotët, që rrjedhin nga sytë e tyre për shkak të dëgjimit të së Vërtetës, për të cilën janë të bindur. Kështu, ata e besojnë dhe e pranojnë të vërtetën e Zotit. Ata dëshmojnë se besojnë, duke thënë:
– “Ata thonë: “Zoti ynë, ne kemi besuar, pra, na regjistro ndër ata që do të dëshmojnë!” – Ata që do dëshmojnë janë ndjekësit e Muhamedit a.s, të cilët dëshmojnë për njëshmërinë e Allahut, për vërtetësinë e besnikërinë e Muhamedit a.s, për vërtetësinë e besnikërinë e të gjithë profetëve të tjerë, si dhe për vërtetësinë e shpalljeve prej Allahut të Madhëruar.
Ky umet, gjithashtu, do të dëshmojë për të gjithë popujt: a i kanë besuar apo mohuar profetët e tyre. Ky umet është i drejtë dhe dëshmia e tij është e pranueshme, sikurse ka thënë i Madhëruari: “Dhe kështu, Ne ju bëmë ju një popull të ekuilibruar, për të qenë dëshmitarë (Ditën e Gjykimit) për popujt. Edhe i Dërguari ka për të qenë dëshmitar për ju…”. [Bekare 143]. Me sa duket, këta besimtarë nga mesi i ithtarëve të Librit u qortuan dhe u luftuan për shkak të besimit të tyre te Muhamedi a.s, prandaj thanë: