Select Page

“Le të qeshin pak e le të qajnë shumë! Ky është shpërblimi për atë që bënë.” – Le të kënaqen me jetën e kësaj dynjaje të përkohshme, që shpejt do të fanitet e zhduket. Le të kënaqen me bukuritë e saj dhe le të dëfrehen me lojrat e saj, se ndëshkimi i dhimbshëm që i pret do të jetë i madh dhe i gjatë sa përjetësia, si shpërblim për atë që kanë bërë. Ky është shpërblimi për kufrin, hipokrizinë dhe për mosnënshtrimin ndaj Allahut të Madhëruar.