Select Page

– “… dhe në vend të falënderimit (të Zotit) për furnizimin tuaj, ju e mohoni?” – Në këmbim të mirësive të panumërta të Allahut, ju mohoni të vërtetën, duke u treguar mosmirënjohës ndaj bujarisë së Tij. Ju thoni: “Na ra shiu për shkak të filan ylli ose për shkak të kësaj apo asaj gjëje…”, duke ia njohur mirësitë dikujt tjetër e jo Allahut, që i dhuroi me bujarinë e Tij të pakufishme. A nuk është më mirë për ju që të falënderoni Allahun e Madhëruar për këto mirësi, që Ai t’jua shtojë edhe më shumë ato?! Mos harroni se mosmirënjohja ndaj Zotit sjell largimin e mirësive të Tij dhe mbulimin nga fatkeqësitë.