– “Dhe thuaj: “Erdhi e vërteta e u zhduk e kota!” – E vërteta është ajo që Allahu ia shpalli Profetit të Tij, Muhamedit (a.s). Allahu e urdhëroi Profetin e Tij që ta thotë haptaz, se: erdhi e vërteta, që asgjë nuk mund ta ndalë dhe ta pengojë. Ndërkohë e kota u tret dhe u zhduk.
– “Vërtet, e kota gjithnjë do të zhduket!” – Ky është përshkrimi i duhur për të kotën. Ajo tretet e zhduket. Por ndodh që e kota të përhapet dhe të ketë njëfarë ndikimi ndër njerëz, nëse përballë saj nuk vihet e vërteta. Por nëse shfaqet e vërteta, e kota zhduket pa asnjë gjurmë. E kota shfaqet e përhapet ndër njerëz veçse në ato kohë dhe vende që janë bosh nga dituria rreth shpalljeve e argumenteve të Zotit.