Select Page

(Dhe ju thamë): Hani nga të mirat që ju dhuruam, e mos i kaloni kufijtë dhe t’ju godasë Zemërimi Im! – Kënaquni me mirësitë e Allahut dhe jini mirënjohës për to. Por kujdes, “e mos i kaloni kufijtë dhe t’ju godasë zemërimi Im!” Mos e kaloni masën me këto mirësi që Zoti ju ka dhënë, duke i përdorur ato në poshtërsi e mosbindje. Nëse bëni diçka të tillë, mbi ju do të godasë zemërimi dhe ndëshkimi Im. Dhe dijeni, o të mjerë, se:

– Dhe ata që i godet zemërimi Im shkatërrohen, vërtet. – Ai ka për t’u poshtëruar dhe shkatërruar, ka për të dështuar dhe humbur gjithçka. Zemërimi është e kundërta e kënaqësisë së Zotit. Kështu përfundon ai të cilin e godet zemërimi i Zotit. Megjithatë, pendimi gjithmonë është i mundshëm, edhe sikur njeriu të ketë bërë shumë poshtërsi, prandaj i Madhëruari thotë: