Select Page

Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë …” – Ndërsa ai djali i vogël, që i mora jetën, ishte biri i dy prindërve besimtarë dhe të mirë.

… prandaj patëm frikë se ai do t’i çonte ata në humbje e në mosbesim.” – Ishte caktuar nga Zoti që, ky djalosh, kur të rritej, të bëhej i keq dhe t’i mundonte prindërit me padrejtësitë e tij. Madje, ai do t’i detyronte edhe ata të dy që të mohonin Zotin, qoftë për shkak të dashurisë për të, nga nevoja për të, qoftë për çdo lloj shkaku tjetër.

Duke qenë se e dija këtë fakt, unë e vrava atë, që të shpëtoheshin prindërit e tij të mirë e besimtarë dhe besimi i tyre i pastër. E ku ka dobi më të madhe sesa kjo? Kjo vepër duket e keqe, por Allahu do t’u japë atyre pasardhës të tjerë, më të mirë se ai: