Select Page

– “O bijt e izraelit! Ne ju shpëtuam prej armikut tuaj, ju dhamë një premtim (për shpalljen e Teuratit) në anën e djathtë të Turi Sinait dhe ju furnizuam me rrëshirë dhe me shkurtëza.” – Allahu i Madhëruar u kujton bijve të Izraelit mirësinë e Tij të madhe duke i shpëtuar nga Faraoni dhe duke e përmbytur armikun e tyre. Gjithashtu, Ai u kujton atyre mirësinë e madhe kur i premtoi Musait një takim në të djathtën e Malit Tur, për t’i shpallur atij Librin, në të cilin do të gjenin ligje të mrekullueshme. Kështu, Allahu do ta plotësonte edhe mirësinë e besimit e të fesë së tyre, pasi u dhuroi mirësitë e kësaj dynjaje. Allahu i Madhëruar u kujton atyre edhe mirësitë e Tij të shumta gjatë 40 vjetëve që u endën nëpër shkretëtirë. Ai i ushqeu për 40 vjet rresht me mena dhe selua, të cilat u vinin pa mundim e lodhje.