Select Page

– “Kujto kur Luti i tha popullit të vet: “Ç’është kjo punë e fëlliqur që po bëni, që asnjë popull në botë nuk e ka bërë para jush?”” – Kujto historinë e profetit Lut (a.s.), i cili u dërgua në popullin e tij, për t’i ftuar të adhuronin Allahun si një Zot të vetëm dhe të pashoq dhe t’i  ndalonte nga ajo poshtërsi e pashembullt dhe e padëgjuar më parë. Ai iu drejtua popullit të tij duke u thënë: “Ç’është kjo vepër e shëmtuar që po bëni, që asnjë popull në botë nuk e ka bërë para jush?”

Aq e fëlliqur ishte, saqë çdo poshtërsi tjetër dukej e vogël para saj. Askush më parë nuk e kishte kryer një vepër të tillë. Ishin ata të parët që u shfrenuan në të tilla përmasa dhe e lanë pas si gjynah ndër të mëvonshmit. Pastaj Profeti i Zotit shpjegoi më hollësisht poshtërsinë e tyre, duke thënë: