Select Page

– “Po të dëshironte, Allahu do t’i bënte ata një bashkësi të vetme, por Ai fut në mëshirën e Vet atë që do.” – Allahu i Lartësuar është i Plotfuqishëm për gjithçka. Po të donte, Ai mund t’i bënte të gjithë njerëzit të udhëzuar në rrugën e drejtë. Por Allahu Krenar dhe i Urtë dëshiron që në mëshirën e Tij të fusë ata që Ai dëshiron, duke i përzgjedhur dhe dalluar. Ndërsa të padrejtët, domethënë, ata që shkelin kufijtë e Zotit, ata të cilët nuk falënderojnë për mirësitë që u jepen dhe nuk bëjnë mirë, ata do të jenë të privuar nga mëshira e Zotit të gjithësisë. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë:

– “Për jobesimtarët nuk ka as miq dhe as ndihmëtarë.” – Për ata nuk do të ketë ndonjë mik, që t’i ndihmojë për ndonjë të mirë, dhe as ndihmëtar, që t’i ruajë nga e keqja që i pret.