– “Ose, përse nuk i është zbritur një thesar …“ – Përse të mos i jepej atij një thesar. Këtu thesari nënkupton pasurinë e mbledhur pa lodhje.
– “ose përse nuk ka një kopësht për t’u kënaqur me të?!“ – T’i jepej ndonjë kopsht ose pronë, dhe kështu të mos kishte nevojë të ecte nëpër tregje për të kërkuar rrizkun? Por Allahu i Lartësuar i hedh poshtë të gjitha këto kërkesa dhe kushtëzime të padrejta dhe thotë:
– “Të ligjtë thonë: “Ju, vërtet po pasoni një njeri të magjepsur.“ – Pra, të tilla fjalë ata i thonë nga padrejtësia e tyre dhe jo se ishin të paqartë apo me qëllim për të gjetur të vërtetën dhe të drejtën. Ata trillojnë kur thonë se Muhamedi (a.s) ishte një njeri nën efektin e magjisë, edhe pse janë tërësisht të sigurt dhe të bindur për faktin se ai kishte logjikë të saktë, ishte fjalëmbël dhe i pastër nga të gjitha shpifjet dhe cilësitë e ulëta.