– “Nuk ka dyshim se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira kanë shpërblim të pandërprerë.” – Ata që besojnë Kur’anin dhe gjithçka që mëson ai, pastaj e vërtetojnë këtë besim me vepra të mira, të sinqerta dhe në përputhje me porositë e Zotit të tyre, përgëzohen me një shpërblim të madh, i cili kurrë nuk ka për t’u ndërprerë dhe as për të mbaruar. Ai do të jetë i vazhdueshëm gjatë gjithë kohës, në përjetësi, madje do të shtohet dhe do të zbukurohet gjithnjë e më shumë në çdo çast që kalon. Në Xhenet do të kenë të gjitha llojet e kënaqësive dhe mirësive, që ata t’i shijojnë dhe dëshirojnë.