– ”Ne u kemi vënë pranga në qafë që u arrijnë deri në nofulla, kështu që ata mbeten me kokën lart.” – El aglal janë ato pranga hekuri që i vendosen skllavit në qafë, që ai të mos lëvizë. Ato janë aq të mëdha, saqë e bllokojnë gjithë qafën e tij dhe arrijnë deri tek nofullat. Kështu, të lidhurit i mbetet koka ngritur lart dhe nuk mund ta ulë poshtë. Kështu janë ata në lidhje me pranimin e imanit.