– ”Ne e kemi urdhëruar njeriun që të sillet mirë me prindërit e vet.” – Ne e kemi porositur njeriun që të jetë bamirës me dy prindërit e tij, me fjalë dhe punë të mira për ta. Ai duhet të jetë i vazhdueshëm në këtë punë dhe të jetë shumë i kujdesshëm që kurrë të mos jetë i vrazhdë në fjalë dhe në sjelljen me ta. Por:
– ”Por nëse ata përpiqen të të detyrojnë ty që të më shoqërosh Mua (në adhurim) dikë për të cilin ti nuk di asgjë, atëherë mos i dëgjo ata!” – Sepse askush nuk mund të sjellë argument dhe ndonjë dituri në lidhje me shirkun. Kjo tregon ligësinë dhe dënimin e madh të shirkut. Nëse ata të shtyjnë e të urdhërojnë për shirk, atëherë mos i dëgjo ata!
– ”Tek Unë do të ktheheni të gjithë e do t’jua them gjithçka që keni bërë.” – Unë do t’ju shpërblej për veprat tuaja. Prandaj jini bamirës me prindërit tuaj dhe bindjuni atyre mbi çdo fjalë e urdhër tjetër, përveç urdhrit të Zotit dhe fjalës së Tij dhe të Profetit të Tij. Bindja ndaj prindërve ka përparësi mbi çdo bindje tjetër.