– ”Kur arriti te zjarri, u dëgjua një zë: …” – Atë e thirri Allahu i Lartësuar, që e njoftoi se ai ishte një vend i pastër, i shenjtë dhe i bekuar. Do të mjaftonte si bekim fakti që Allahu i Lartësuar e zgjodhi për t’i folur Musait (a.s) dhe për ta bërë atë Profet.
– “I bekuar është Ai pranë zjarrit dhe ata përreth Tij. I lavdëruar qoftë Allahu, Zot i botëve! – I Dëlirë dhe i Pastër është Zoti nga çdo mendim i keq ose mangësi në përshkrimin dhe veprat e Tij.