– “Janë ata që, për hir të Tij, u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe robërve.” – Edhe pse mund ta dëshirojnë për vete pasurinë dhe ushqimin, ata i japin përparësi dashurisë së Allahut dhe urdhrave të Tij kundrejt dëshirave të vetes. Ata kujdesen që të ushqejnë njerëzit më të nevojshëm dhe më parësorë për këtë ndihmë, të cilët – siç i përmend Allahu i Madhëruar, – janë të varfërit, jetimët dhe robërit. Me shpenzimet dhe ushqimin e dhënë nevojtarëve, ata synojnë vetëm kënaqësinë e Allahut të Madhëruar, siç thonë më pas: