– “E ku e di ti se ç’është Sixhxhin-i? Ai është një libër i shkruar e i ruajtur mirë.” – Ai është një libër, ku shënohen hollësisht veprat e shëmtuara. Sixhxhin është gjithashtu edhe një vend i ngushtë e mbytës. Ai është e kundërta e Il-lijin-it, librit të vepërmirëve, sikurse do të shpjegohet më poshtë. Është thënë, gjithashtu, se Sixhxhin-i është shtresa më e thellë e tokës së shtatë, në të cilën ndëshkohen fuxhxhar-ët.