– “… duke shpejtuar drejt Lajmëtarit. Jobesimtarët do thonë: “Kjo është ditë e vështirë”.” – Të gjithë do nxitojnë që t’i përgjigjen zërit që i urdhëron të qëndrojnë në vendin e tubimit. Askush nuk mund t’i bëjë bisht kësaj thirrjeje. Kur mohuesit ta ndiejnë ndëshkimin që po u afrohet, do të thonë:“ …kjo është një ditë e vështirë”, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetët: “E, kur t’i fryhet Surit, Atëherë është një ditë e vështirë. Nuk do të jetë aspak e lehtë për jobesimtarët.” [Mudethir 8- 10].
Ose: “Ditën kur qielli do të çahet nga rete dhe melekët do të zbresin rradhë-rradhë, Atë Ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmëshirshmit. Për jobesimtarët ajo do të jetë një ditë e vështirë. Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin!” [Furkan 25 – 27]. Nga kjo kuptohet që për besimtarët do të ndodhë e kundërta, pra, për ta ajo ditë do të jetë e lehtë.