– “Dhe e bëmë të ruajtur prej çdo shejtani të rebeluar. Ata nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (melekët më të zgjedhur) dhe qëllohen (me shkëndija të zjarrta) nga të gjitha anët.“ – Këta të rebeluar synojnë që të marrin ndonjë lajm nga lajmet e qiellit duke dëgjuar banorët e qiellit, pra, melekët. Por kur ata dëgjojnë ndonjë gjë, qëllohen me ndonjë shkëndijë të zjarrtë e shpuese, ashtu siç thotë i Lartësuari: “nga të gjitha anët”, për t’i larguar ata dhe për t’i penguar nga kjo vjedhje informacioni prej melekëve të lartë.