– ”Kurrsesi!” – Pra, çështja nuk është ashtu siç pretendon ky mohues. Ai nuk ka ndonjë dituri rreth të fshehtës, sepse ai është kafir, e nuk ka asnjë njohuri rreth shpalljeve e diturisë së Zotit.
Nga ana tjetër, ai nuk ka marrë ndonjë premtim nga Rrahmani, sepse ai vazhdon të jetë i zhytur në kufër e poshtërsi, ndërkohë që premtimet e Zotit janë vetëm për besimtarët punëmirë. Kështu, ai meriton pikërisht të kundërtën e atyre që pretendon. Madje, fjalët e tij mashtruese do të shkruhen e do të ruhen, që pastaj të marrë ndëshkimin e merituar edhe për atë që ka thënë, siç e kërcënon i Madhëruari:
– ”Ne do ta shënojmë atë që thotë dhe do t’i japim dënim pas dënimi.” – Atij do t’i shtojmë lloje të ndryshme ndëshkimesh, ashtu siç ai e tepron me lloje të shumta poshtërsish e shprehje mosbesimi.