– “Është Allahu Ai që i krijoi kafshët për ju, që disa t’i përdorni për ngarkesë e disa të tjera për ushqim.” – Allahu i Madhëruar u përkujton robërve mirësitë e Tij, mes të cilave edhe kafshët që u ka vënë në zotërim. Ato përdoren si kafshë shpine, për të mbajtur peshat e rënda e për transport, por edhe si ushqim, duke konsumuar mishin, qumështin apo vezët e tyre. Po ashtu, lëkura, leshi apo pendët përdoren për veshje apo për të mbajtur trupin ngrohtë. Njerëzit shfrytëzojnë në dobi të tyre çdo gjë të kafshëve.