– “… në Librin e Ruajtur.” – Kur’ani ndodhet në një libër, që i Madhëruari e përshkruan si ‘meknun’ – të ruajtur, të fshehur nga sytë e krijesave. Ky libër, në të cilin është shkruar Kur’ani, është Leuhi Mahfudh, një libër i madh dhe shumë i nderuar tek Allahu i Madhëruar dhe tek melekët më të mëdhenj të qiellit. Por ka mundësi që ‘Libri i Ruajtur’ të jetë libri në duart e melekëve që zbresin Shpalljen e Zotit, libër i cili është i ruajtur nga duart dhe ndikimi i shejtanëve. Ata nuk mund ta ndryshojnë atë, as duke shtuar, as duke pakësuar dhe as duke tjetërsuar gjë prej tij.