Select Page

Dhe Ai (njeriu) bën krahasime për Ne dhe e harron se si është krijuar. Ai thotë: “Kush i ngjall eshtrat pasi të jenë kalbur?“ – Ai na solli një shembull, gjë që askush nuk duhet ta bëjë, sepse është gabim i madh që të gjykosh duke krahasuar fuqinë e Krijuesit me atë të krijesës. Sipas kësaj logjike, ajo që është e pamundur për forcën e krijesës është e pamundur edhe për fuqinë dhe pushtetin e Zotit! Kjo është e gabuar dhe e papranueshme. Ai njeri solli këtë shembull: “Kush i ngjall eshtrat pasi të jenë kalbur? A ka ndonjë që mund t’i ringjallë? Kjo është një pyetje mohuese, që e mohon këtë mundësi kategorikisht. Domethënë, sipas saj, askush nuk mund t’i risjellë në jetë kockat, pasi janë tretur ose bërë pluhur. Meqenëse kjo është e pamundur për krijesat, atëherë duhet të jetë e pamundur edhe për Allahun. Por këto fjalë tregojnë se njeriu është fare i pavëmendshëm rreth fillesave të krijimit të tij. Nëse do të mendonte për faktin që Zoti e krijoi kur njeriu nuk ekzistonte fare, nuk do të sillte një shembull të tillë. Megjithatë, Allahu i Madhëruar jep për këtë dyshim një përgjigje të plotë e shteruese. Ai thotë: