Select Page

– “Ata bij të Israilit që mohuan të vërtetën u mallkuan prej gjuhës së Daudit dhe Isait, birit të Merjemes.” – Judejtë që mohuan të vërtetën u mallkuan, pra, u përjashtuan nga mëshira e Allahut. Dëshmia për këtë erdhi nga goja e Daudit dhe e Isait, të birit të Merjemes.

Pra, për këtë dëshmuan këta dy profetë të mëdhenj, të cilët dëshmuan, gjithashtu, se e vërteta ishte shumë e qartë dhe e kuptueshme për atë popull, prandaj mohimi i tyre ishte me vetëdije të plotë. Ata thjesht u treguan mendjemëdhenj e armiqësorë. I Lartësuari i përmbledh arsyet e mallkimit të tyre në vijim:

– “Ndodhi kështu, sepse ata kundërshtuan dhe e tepruan.” – Ata nuk iu bindën Allahut në urdhrat dhe ndalesat e Tij dhe shkelën të drejtat e krijesave, të drejta të vendosura nga vetë Allahu. Këto vepra u bënë shkak që ata të meritonin ndëshkimin dhe të mallkoheshin. Pa dyshim, gjynahet dhe padrejtësitë sjellin ndëshkim të rëndë. Ndër gjynahet që u sollën atyre ndëshkimin, Allahu i Madhëruar përmend: