– “Ai (Hidri) tha: “Kjo është koha e ndarjes mes nesh.” – Ishe vetë ti që ia vendose si kusht vetes që do të bëje durim, prandaj tani nuk ke më justifikim. Kështu merr fund shoqërimi me mua.
– “Tani unë do të të tregoj për domethënien e atyre gjërave për të cilat nuk munde të kesh durim!” – Tani do t’i shpjegoj të gjitha ato raste, qëllimin dhe përfundimin e tyre.