– ”Musai tha: “Së vërtetës që ju ka ardhur, po i thoni magji?! E si mund të jetë magji ajo?!” – Duke i qortuar për mospranimin e të vërtetës, të cilën mund ta refuzojnë veçse njerëzit më të padrejtë, Musai u tha: “A po i thoni kësaj të vërtete magji?! Mendohuni pak, o të mjerë, dhe shikoni me kujdes çfarë përmban kjo e vërtetë! A mund t’i thuhet asaj magji?! Nëse e shikoni ftesën e Zotit me kujdes, do ta kuptonit lehtë se ajo është një e vërtetë e pamohueshme. Pastaj mendoni mirë edhe një fakt tjetër:
– ”Magjistarët kurrë nuk gjejnë shpëtim.” – Ata nuk mund të fitojnë as në dynja dhe as në ahiret. Shikoni pëfundimin e secilës palë dhe se kujt do t’i takojë shpëtimi e fitorja! Më pas, për të gjithë u bë e qartë se i fituari ishte Musai (a.s), që arriti mirësitë e kësaj jete dhe të jetës tjetër. Megjithatë, duke i dhënë fjalës së Musait dhe ftesës së tij tjetër drejtim, ata thanë: