Select Page

– “A nuk e dinë ata që Allahu e di mirë atë që e fshehin dhe atë që e shprehin hapur?” – Ata, edhe nëse e fshehin atë që besojnë në zemër dhe e shprehin kur janë me njëri-tjetrin, duke menduar se, në këtë mënyrë, besimtarët nuk do të kenë mundësi të argumentojnë kundër tyre Ditën e Gjykimit, kjo nuk do t’u vlejë aspak.

Ky është një gabim shumë i madh dhe një shprehje e paditurisë së tyre të thellë. Kjo fshehje nuk do t’u vlejë aspak, sepse Allahu i Lartësuar e di gjithçka që ata e fshehin dhe gjithçka që ata shfaqin. Po ashtu, Ai do t’ua shfaqë besimtarëve gjendjen e tyre të vërtetë.