– “Ne i sprovuam ata me Dënim, …“ – Shpjeguesit e Kur’anit thonë se këtu bëhet fjalë për urinë e madhe që i kaploi ata për 7 vjet rresht. Allahu i sprovoi ata me këtë krizë, që ata të ktheheshin duke iu dorëzuar dhe nënshtruar tërësisht vetëm Atij. Megjithatë, kjo nuk pati efekt tek ata, prandaj askush prej tyre nuk shpëtoi. I Lartësuari thotë:
– “… po ata nuk iu përulën Zotit të tyre …“ – Ata nuk u nënshtruan para Zotit.
– “… e as nuk iu drejtuan Atij me lutje.“ – Ata i treguan Atij nevojën dhe varfërinë e tyre, por për ta ajo ishte thjesht një vështirësi kalimtare, thua se nuk kishte ndodhur kurrë. Kështu, ata vazhduan përsëri me mashtrimin e vetes dhe mohimin e Zotit. Por në fund, ata i pret një dënim që nuk mund të shmanget më dhe që kurrë nuk do të përfundojë e as do të largohet prej tyre. I Madhëruari thotë: