– ”Atëherë mos u brengos për fjalët e tyre!” – Mos u shqetëso dhe trishto për fjalët e mohuesve të së vërtetës! Sipas kontekstit, këtu është fjala për çdo lloj shpifjeje që ata trillonin kundër Profetit ose kundër Shpalljes që ai solli prej Zotit.
– ”Ne dimë atë, që e mbajnë të fshehtë dhe atë, që e shfaqin haptas.” – Për këtë arsye, do t’i shpërblejmë ata sipas asaj që Ne e dimë mirë. Ndërsa fjalët e tyre nuk kanë për të të dëmtuar aspak ty.