– “Ibrahimi ishte, vërtet shumë i butë, pendestar dhe i kthyer tek Allahu (me bindje e nënshtrim).” – Ibrahimi ishte “ĥalîm“, me një moral të jashtëzakonshëm, me zemër të madhe, falës e tolerant i pakrahasueshëm, i përmbajtur dhe i mëshirshëm, që nuk nxitohej të ndëshkonte por i toleronte të paditurit, frenues i zemërimit dhe tejet i butë.
Ai ishte i përulur ndaj Allahut në çdo çast. Ibrahimi ishte “munîb” – gjithmonë i kthyer dhe i dorëzuar tërësisht tek Allahu, duke e njohur Atë dhe duke e dashur mbi çdo gjë tjetër. Ai e njihte mirë Zotin e tij, e donte Atë dhe ishte tërësisht i distancuar nga gjithçka tjetër. Për këtë arsye, një njeri i tillë sigurisht që do të ndërmjetësonte me butësinë e tij për mosndëshkimin e popullit të Lutit, por vendimi i Allahut të Lartësuar tashmë ishte i pakthyeshëm: