– “Pasi Ibrahimit i kaloi ajo ndjenja e frikës dhe pasi mori lajmin e mirë, ai diskutoi me të dërguarit tanë rreth popullit të Lutit.” – Pasi u largua frika e momentit të parë, kur miqtë nuk hëngrën ushqimin, dhe pasi erdhi përgëzimi për djalin, Ibrahimi (a.s.) filloi të fliste me të dërguarit në lidhje me popullin e Lutit dhe ndëshkimin e tyre. Duke dashur të mos kryhej ky ndëshkim, ai u tha melekëve: “Por, aty është Luti!” Ata i thanë: “Ne e dimë më mirë se kush është aty. Ne do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, që do të mbetet me të zhdukurit”.” [Ankebut 32].