– “Kriminelët do të jenë në ndëshkimin e Xhehenemit përjetësisht …” – Kriminelët, domethënë ata që kanë kaluar kufijtë e Zotit duke bërë gjynahe, padrejtësi dhe duke mohuar të vërtetën e sjellë nga Zoti nëpërmjet profetëve, do të jenë të zhytur në zjarrin e Xhehenemit, i cili do t’i përfshijë nga çdo anë. Atje do të jenë përgjithmonë dhe kurrë nuk kanë për të shpëtuar prej tij.