Select Page

Ata thanë: “Jo, por kështu vepronin edhe prindërit tanë.” – Ata e pohuan se asgjë nga këto nuk ndodhte. Idhujt nuk e dëgjojnë lutjen, as mund të ndihmojnë dhe as mund të të dëmtojnë. Prandaj dhe kur Ibrahimi i theu të gjithë idhujt, u tha: “Atë e ka bërë i madhi i tyre. Pyesni vetë ata, nëse mund të flasin!” [Enbija 63]. Ata më pas i thanë: “Po ti e di shumë mirë se këta nuk flasin.[Enbija 65].

Pra, fakti që ata idhuj nuk flisnin ishte një çështje që dihej dhe pranohej nga ata pa ngurrim. Pastaj ata nxorën tezën tjetër: pasimin e paraardhësve dhe etërve të tyre: “Jo, por kështu vepronin edhe prindërit tanë.” Pra, ne pasojmë rrugën dhe traditën e të parëve tanë. Ne u qëndrojmë besnikë zakoneve të tyre. Atëherë, Ibrahimi u tha: “Ju dhe etërit tuaj jeni të humbur”, dhe i bëri me dije se ftesa po u drejtohej të gjithëve pa përjashtim, etërve dhe bijve.