– ”Me të vërtetë, Zoti yt është shumë bamirës ndaj njerëzve. Megjithatë, shumica e tyre nuk janë mirënjohës.” – Allahu i Lartësuar i kujton njerëzve për gjerësinë e bujarisë dhe për mirësitë e Tij të paana dhe i nxit ata për të qenë mirënjohës. Megjithatë, shumica e njerëzve i kanë kthyer shpinën dhe hutohen pas të mirave, në vend që të falënderojnë Allahun dhe të përkushtohen me adhurimin e Atij që ua dhuroi.