– “Ato janë hyri symëdha, që qëndrojnë nëpër tenda. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Ato nuk i ka prekur askush më parë, as njeri e as xhind. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” – Ato janë mbyllur brenda kështjellave prej smeraldi dhe janë përgatitur e zbukuruar për burrat e tyre. Por ky përshkrim nuk tregon se ato janë të ndaluara të dalin e të shëtisin nëpër kopshtet e lulishtet e mrekullueshme të Xhenetit. Sikurse ndodh zakonisht me princeshat, ato janë të kufizuara dhe të ruajtura brenda kështjellave e tendave.