– ”Ata kanë prej tyre edhe dobi të tjera dhe pije të këndshme (qumësht). A nuk do të jenë mirënjohës?” – Ju duhet t’i jeni Atij mirënjohës për këto mirësi që ju dhuroi dhe të tregoheni të sinqertë në përkushtimin e adhurimeve vetëm për Të. Një ndër mënyrat e shprehjes së mirënjohjes është që këto mirësi të mos i shfrytëzojmë apo shijojmë, pa medituar pak për to dhe për Atë që na i dhuroi. Sa herë që kënaqemi me diçka, le të meditojmë për Atë që na i dhuroi dhe për mirësitë e Tij të përjetshme në Xhenet, që nuk do të kenë fund.