– ”Allahu do t’i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, dhe do t’i falë besimtarët dhe besimtaret. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” – Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut të Lartësuar, që e mbylli këtë ajet me këto dy emra të bukur, të mrekullueshëm dhe shpresëdhënës të Tij. Ata tregojnë se sa e plotë dhe e madhe është falja e Allahut dhe sa e gjerë është mëshira e Tij. Bamirësia e përkujdesi i Tij është gjithëpërfshirës, edhe pse shumë krijesa janë nga ata që nuk e meritojnë faljen dhe mëshirën e Tij, për shkak ose të hipokrizisë ose për shkak të mohimit dhe idhujtarisë.
Këtu përfundon tefsiri i sures Ahzab, me mirësinë e Allahut dhe me ndihmën e Tij!