– “Mos, vallë po u kërkon atyre ndonjë shpërblim?“ – Mos, vallë, ata nuk vijnë pas teje sepse ti po u kërkon shpërblim ose pjesë prej pasurisë së tyre? “A mos po u kërkon atyre shpërblim, që i rëndon ata nga shpenzimet?” Nëse vërtet do t’u kërkoje diçka të tillë, kjo do t’ua bënte të vështirë pasimin e rrugës tënde. Por, sigurisht, çështja nuk qëndron aspak kështu:
– “Por shpërblimi i Zotit tënd është më i miri dhe Ai është Furnizuesi më i Mirë.“ – Kjo i ngjan shumë fjalës që çdo profet i ka thënë popullit të vet: “O populli im! Unë nuk ju kërkoj ndonjë pasuri për këtë. Shpërblimi im është vetëm nga Allahu.” [Hud 29]. Të tillë kanë qenë të gjithë profetët. Ata nuk i kanë ftuar popujt e tyre tek e vërteta duke patur ndonjë interes. Ata synonin të mirën për njerëzit më shumë sesa ata e donin për veten e tyre. Allahu u dhëntë profetëve shpërblimin më të mirë për atë që bënë për popujt e tyre dhe na bëftë ne që t’i marim si shembull, në të gjitha gjendjet e çështjet tona!