– “Kur u lexohen ajetet tona të qarta, në fytyrat e jobesimtarëve do të vëresh mohim.” – Shenjat dhe shpalljet e Zotit janë të qarta dhe madhështore. Ato janë të mjaftueshme për të dalluar të vërtetën nga e kota. Por këta të mjerë as nuk ua hedhin sytë, prandaj nuk ngritën kokë me ta. Madje, në fytyrat e jobesimtarëve vëren urrejtje. Kjo ndodh për shkak të urrejtjes ndaj kësaj shpalljeje.
– “Ata janë gati t’u vërsulen atyre që ua lexojnë ajetet tona.” – Ata janë gati të ushtrojnë dhunë dhe madje t’i vrasin njerëzit që u lexojnë atyre ajetet Tona. Kjo është urrejtja dhe armiqësia e tyre ndaj të vërtetës dhe bartësve të saj. Nuk ka dyshim se kjo është një gjendje shumë e keqe, një gradë shumë e ulët, ku mund të zbresë një njeri. Por le ta dinë se ka një gjendje tjetër shumë më të keqe. Allahu i Madhëruar thotë:
– “Thuaj: “A t’ju tregoj për diçka edhe më të keqe se kjo? Është Zjarri, të cilin Allahu ua ka premtuar jobesimtarëve.”. Sa i keq është vendi ku do të shkojnë. – Kjo gjendje e ka të ligën dhe vuajtjen të pafundme. Madje, dhimbjet dhe vuajtjet kanë për t’iu shtuar në vazhdimësi e përjetësisht kësaj kategorie.