Select Page

– “Faraoni tha: “A i besuat atij para se unë t’ju jap leje?! Ai (Musai) është prijësi juaj, ai që jua mësoi magjinë!” – Si guxuat të besonit atë pa më marrë leje e pa u konsultuar me mua?! Kjo ju duk shumë e çuditshme dhe e pa pranueshme Faraonit. Si qe e mundur që ata magjistarë, të cilët deri dje ishin shumë të nënshtruar e të bindur ndaj Faraonit për çdo çështje, të shndërroheshin komplet dhe të besonin Musain pa e pyetur fare atë? Megjithatë, edhe pas kësaj mrekullie të madhe, Faraoni u zhyt edhe më thellë në kufrin dhe tiraninë e tij.

Ai filloi ta nënçmonte logjikën e popullit dhe të manipulonte mendjet e tyre. Ai punoi t’i bindte ata se Musai dhe magjistarët e kishin planifikuar gjithë këtë shfaqje, me qëllim që ta përzinin popullin nga Misiri. Pasi u foli gjatë, populli e besoi. I Lartësuari thotë: “Ai (Faraoni) e frikësoi popullin e vet dhe ata e dëgjuan. Ata ishin një popull i shkatërruar.” [Zuhruf 54]. Edhe pse kjo tezë nuk mund të pranohej edhe nga dikush me fare pak mend në kokë dhe që e njihte sadopak realitetin, ata e pranuan. Ata vërtet ishin popull mendjelehtë dhe i shfrenuar.

A nuk menduan pak dhe të logjikonin drejt?! Musai erdhi nga Medjeni i vetëm dhe, kur mbërriti në Misir, nuk takoi as magjistarët dhe asnjë njeri tjetër, por direkt shkoi tek Faraoni, për ta ftuar në besimin e drejtë. Ai i tregoi disa shenja e mrekulli, por përsëri Faraoni, duke dashur ta kundërshtonte, dërgoi në çdo qytet njerëz, që t’i gjenin e sillnin magjistarët më të zotë dhe më të sprovuar. Magjistarët shkuan menjëherë te Faraoni, i cili u premtoi shpërblim dhe pushtet, nëse fitonin. Magjistarët shprehën nga ana e tyre përkushtimin më të madh për t’i shërbyer Faraonit dhe për t’u përballur me Musain. Atëherë, a është e mundur që, pas gjithë kësaj, të thuash se kjo u planifikua nga Musai?! Kjo është e pabesueshme. Pastaj Faraoni kërcënoi magjistarët, duke u thënë:

– “Unë  do t’jua pres duart e këmbët në të kundërtën e njëra-tjetrës e do t’ju mbërthej në trungjet e hurmave.” – Ai i kërcënoi se do t’i ndëshkonte njëlloj si vrasësit dhe kusarët. Ai do t’u priste dorën e djathtë dhe këmbën e majtë, pastaj do t’i kryqëzonte e gozhdonte në trungjet e palmave,  në mënyrë që t’i shihte e gjithë bota.

– “Atëherë do ta kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e të pandërprerë.” – Sipas pretendimit të tij, ai qenkësh më i fuqishëm se Allahu dhe dënimi i tij do të vazhdonte përgjithmonë. Kështu e përmbysi realitetin Faraoni, për të frikësuar ata që nuk kishin logjikë dhe që e pasonin si bagëtia. Megjithatë, kur magjistarët panë të vërtetën, pasi Allahu u pati dhënë logjikë të mjaftueshme për të njohur të drejtën dhe realitetin e gjërave, u përgjigjën plot besim e siguri: