Select Page

Ata thonë, gjithashtu: “E kur do të përmbushet ky premtim? Thuajeni, nëse jeni në të vërtetën?” – Kjo tregon për mendjelehtësinë dhe logjikën e tyre të dobët, sepse dihet mirë se Allahu i Lartësuar ka përcaktuar një afat dhe kohë të caktuar se kur do të ndodhë Kijameti ose ndëshkimi i tyre. Pra, fakti që Ai nuk po ua përshpejton nuk tregon vërtetësinë e pretendimeve të tyre. Megjithatë, duke i paralajmëruar se realizimi i kërcënimit mund të jetë afër, Allahu i Lartësuar thotë: