– ”Për të paralajmëruar këdo që është i gjallë …” – Për të paralajmëruar ata që e kanë zemrën e gjallë dhe të vëmendshme, për të kuptuar e pranuar të vërtetën. Këta janë ata që pastrohen me Shpalljen dhe përfitojnë prej saj. Atyre ua shton diturinë dhe i bën që të punojnë me të. Kur’ani, për këto lloj zemrash, është si ai shiu që zbret në një tokë pjellore dhe të pastër, që jep jetë dhe fryte të shumta.
– ”… dhe që të përmbushet fjala e Tij për jobesimtarët.” – Kështu do të veprohet me mohuesit. Dënimi për ta do të jetë i pakthyeshëm, sepse ata nuk kanë më justifikim para Zotit. Pas shpalljes së Kur’anit, atyre iu këput çdo mundësi justifikimi për mosbesimin e tyre, kur të dalin para Zotit.