– “Hyni në Xhenet, ju dhe bashkëshortet tuaja, për tu gëzuar!” – Hyni në vendin e kënaqësisë, prehjes dhe lumturisë së përjetshme, bashkë me ezuaxhukum. Fjala ‘ezuaxhukum’ ka kuptimin ‘bashkëshortët’, por edhe kuptimin tjetër: “të njëjtë me ju” pra, që bëjnë punë të mira si ju, qofshin ato gratë, fëmijët, miqtë, shokët, të afërmit tuaj etj. Të gjithë do të kënaqen në Xhenet me mirësitë e tij. Zoti do t’u dhurojë mirësi, kënaqësi, gëzim e lumturi, që nuk mund të përshkruhen me fjalë.