Select Page

– “A nuk e ke ditur se Allahu di për gjithçka që është në qiell e në tokë? E gjithë kjo është e shënuar në Libër dhe kjo është shumë e lehtë për Allahun.” – Atij nuk mund t’i fshihet asgjë prej kësaj gjithësie, qoftë çështje e dukshme dhe e shfaqur, qoftë e fshehur dhe e padukshme, qoftë e shkuara, qoftë edhe e ardhme. Këtë dituri absolute e gjithëpërfshirëse Allahu i Madhëruar e ka shkruar në librin Leuhi Mahfudh, që kur krijoi lapsin. Ai i tha lapsit: “Shkruaj!” Lapsi tha: “Çfarë të shkruaj?” – Zoti tha: “Shkruaj gjithçka që do të jetë (ndodhë) deri Ditën e Kijametit!” Edhe pse ju nuk e përfytyroni dot këtë lloj diturie, për Zotin është e thjeshtë që të përfshijë në diturinë e Tij gjithçka dhe ta shkruajë këtë në një libër, fiks ashtu siç ndodh në realitet.