– “Të tmerruara do të jenë shikimet e tyre! Ata do të dalin prej varreve si karkaleca të shpërndarë …” – Të tillë do ta kenë vështrimin, prej tmerrit që ka pushtuar zemrat e tyre. Ata do të dridhen nga frika, e kjo do të duket qartë në sytë e tyre. Kur të dalin nga varret, do të jenë të çoroditur, do të vërtiten dhe shkëmbehen me njëri-tjetrin, njësoj si karkaleca të shpërndarë nëpër tokë.